Franca në zi për vdekjen e futbollistit të PSG pas 39 vitesh në koma (fotot)

06/09/2021 16:20

Jean-Pierre Adams kishte luajtur 22 herë për kombëtaren e Francës nga viti 1972 deri në 1976 dhe 41 herë për gjigandët e PSG.

Por kur ishte 34 vjeçar ia ra në koma gjatë një operacioni në gju, dhe nuk u zgjua më kurrë.

Ai vdiq sot në moshën 73 vjeçare.

Tragjedia e tij nisi gjatë një operacioni të thjeshtë në gju në vitin 1982 në spitalin e Lyon kur prej një gabimi në anestezi, ai ra në gjendje kome.

Asokohe ai tha se ndjehej në gjendje shumë të mirë fizike para se të hynte në operacion, dhe pritej të zgjohej disa orë më vonë.

73-vjeçari i lindur në  Dakar, Senegal, në 1948 luajti 22 herë më skuadrën kombëtare të Francës.

Adams ishte duke kryer një kurs për trajner sportiv në Dijon kur nisi të ndjente shqetësime nga gjyqi. Doktori i këshilloi operacion për të riparuar një tendinë të gjurit por ai nuk do të zgjohej më për 39 vjet.

Doktori i Adams kur ishte me PSG, Pierre Huth, kreu një padi për mënyrën e kryerjes së operacionit. Çështja zgjati për shtatë vjet derisa gjykata e Lyon i shpalli fajtorë doktorët për plagosje të pavullnetshme.

Në 2007, bashkëshortja e tij Adam kishte dhënë disa informacione mbi gjendjen e tij duke thënë: “Jean-Pierre ndjen, nuhat, dëgjon dhe kërcen kur një qen leh. Por nuk mund të shikojë”.

FOTO GALERI
1/5
34 vjeçar ia ra në koma gjatë një operacioni në gju dhe nuk u zgjua më kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA