Çfarë ndodhi në Afganistan? Flet kolonel Demiraj: Perëndimi dështoi në aspektin politik!

06/09/2021 22:13

Një operacion i jashtëzakonshëm për një vend të vogël si Shqipëria ishte ai i strehimit të mbi 600 refugjatëve afganë.

I ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme për të diskutuar rreth kësaj çështje ishte edhe koloneli Dritan Demiraj.

“Është një përsëritje e historisë, e njëjta gjë që ndodhi pas konfliktit ’79-‘89, filloi një luftë civile midis komandantëve të muxhahedinëve. Shtatë nga të cilët përfaqësonin islamikët dhe 4 përfaqësonin partitë e moderuara. Një luftë që nga ‘91-‘96 ishte e përgjakshme dhe në ’96 nën drejtimin e talebanëve morën kontrollin e Kabulit kundër marshallit Shamasudit dhe marshallit Rashit, e njëjta gjë po ndodh tani”, u shpreh koloneli.

Për Demirajn e gjithë kjo situatë ishte një dështim i Perëndimit në aspektin politik dhe jo në atë ushtarak, pasi objektivat strategjike të Amerikës ishin: në tetor, largimi i Al-Qaeda, largimi nga pushteti i talebanëve që u realizua brenda 120 ditëve, por nga pikëpamja strategjike dhe politike ka qenë një dështim. Situata e Afganistanit nuk do të ishte në këtë gjendje që është sot tha më tej koloneli.

Gjithashtu, Demiraj thotë se është një grup talebanësh që përbëhet nga disa dhjetëra mijëra njerëz të mirë armatosur, rreth 22 grupe terroriste.

Nga ana tjetër, Gerta Zaimi, kreyredaktore e ‘Albanian Post’ u shpreh se është tragjike e gjitha kjo që po ndodh për të gjitha gratë afgane, por sipas saj të drejtat e këtyre të fundit do të harrohen shumë shpejt.

“Kjo puna e të drejtave të grave do bëjë bujë tani, por pas një periudhe të shkurtër do jemi indiferentë çfrarë ndodhi atje, pasi të drejtat e grave përmenden në momente të nxehta dhe më pas lihen pas dore, nuk do të jetë ky prioritet i Perëndimit, do përdoret si levë në momente të caktuara por nuk do të jetë ky prioriteti”, u shpreh Zaimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA