Panjshiri ka qenë në qendër të vëmendjes, për sa i përket zhvillimeve në Afganistan, për shkak se aty u krijua rezistenca e vetme e afganëve kundër talebanëve.
Por, tashmë militantët talebanë thonë se kanë marrë kontrollin e zonës, ndërkohë që vendasin e kundërshtojnë këtë lajm.
Verifikimi i ngjarjes mbetet i vështirë, teksa talebanët kanë ndërprerë linjat e telefonit, internetin dhe energjinë elektrike.
Talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin më 15 gusht, pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.
Që atëherë ka pasur luftime të ashpra në Luginën Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, ku Fronti Kombëtar i Rezistencës ka kundërshtuar sundimin taleban. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha të hënën, duke thënë se Panjshiri tani është nën kontrollin e luftëtarëve talebanë.
Në mediet sociale janë postuar fotografi ku duket se talebanët qëndrojnë para kompleksit të guvernatorit të provincës Panjshir, raporton BBC.
Top Channel