Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara, duke filluar nga stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.
Përveç këtyre kategorive, vaksinën me detyrim do ta bëjnë edhe punonjësit e administratës, policët, farmacistët dhe laborantët. Shtatori është gjithashtu muaji i vaksinimit të hapur për popullatën e vendit tonë.
“Po, është për të mirën e shëndetit edhe detyrimi duhet, se pastaj mbarojnë vendet në spital. Unë për vete e bëra me dëshirë të plotë, nuk më detyroi askush. Vaksinën kineze, atë zgjodha”, thotë një qytetar.
“Shteti është shtet edhe ta mbledh, nuk ke çfarë i bën. Janë edhe këta zërat kundër në vendin tonë, por ky është një proces në gjithë botën. Unë personalisht e bëra, se isha i detyruar, nuk kisha nga t’ia mbaja, ngaqë do të udhëtoja për tek vajza në Itali“.
“Ata nuk po thotë që do pushohen nga puna, por një herë në dy javë do të dorëzojnë atë dokumentin, që provon se nuk është i infektuar“.
“Me dëshirë, jo me detyrim“.
“Të detyruar me patjetër, ashtu siç e ka bërë Europa, që po nuk u vaksinuan, nuk mund të shkojnë në punë mësuesit, mjekët, dentistët, të gjithë ata që kanë të bëjnë direkt me njerëz. Vaksinat nuk lindën sot, por në kohë të kohëve“.
“Unë i kam bërë të dyja dozat dhe mirë do të ishte që për të mirën e shëndetit publik të vaksinoheshin njerëzit. Nëse do të bëhej një dozë e tretë, nuk do të hezitoja. Do ta bëja patjetër“, shprehen qytetarët.
Top Channel