Shkodër/ I nguli thikën një personi pas konfliktit të çastit, policia kap autorin

05/09/2021 19:08

Policia ka kapur dhe arrestuar autorin e plagosjes me thikë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, pas një konflikti të çastit.

Bëhet fjalë për shtetasin Q.M., me precendent të mëparshëm penal, i cili plagosi me thikë shtetasin me iniciale Ç.T. 30 vjeç. Ngjarja ndodhur në zonën e quajtur pedonalja e Urës së Bunës, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme.

“Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polciisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit në lagjen “Iliria”, Shkodër, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ç.V, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel