“Më jep 10 mijë euro ose do të vras”/ Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, 36-vjeçari i shpallur në kërkim

05/09/2021 09:45

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë.

Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, lokalizuan dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në vendin tonë,  shtetasin shqiptar: B. A., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

Top Channel