Foto ilustruese

Një shofer është identifikuar sot në aksin rrugor Milot-Rrëshen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

28-vjeçari me iniciale A.H. u arrestua dhe po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se ka vënë nën hetim një tjetër shtetas, pasi në Ishull të Lezhës, ku jetonte, u kap me një pistoletë imituese me vete.

Njoftimi i policisë:

Drejton mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga shwrbimet e policisë, në aksin rrugor Milot-Rrëshen duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin E.M., banues në Ishull, Lezhë.
Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në Ishull Lezhë, kanë ushtruar kontroll ndaj tij. Gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë imituese, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel