Fotot/ Një banor dëgjoi zhurmën në 3 të mëngjesit, shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Tiranë

05/09/2021 09:23

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një pallat në Tiranë.

Policia njofton se, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.

Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel