“Elbasani ty të do”/ Elbasanllinjtë ngrejnë dronin mbi “Elbasan Arena”, i bëjnë surprizën e veçantë Taulant Ballës

05/09/2021 19:41

Taulant Balla nuk është më drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por mesa duket ka lënë gjurmë të forta te elbasanllinjtë socialistë!

Një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari.

Këto pamje vijnë nga stadiumi ‘Elbasan Arena’, ku mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej një mesazh i veçantë: “Taulant Balla, Elbasani ty TË DO”.

Kujtojmë se Taulant Balla, politikani më i votuar në zgjedhjet e fundit u detyrua ti dorëzojë Damian Gjiknurit të gjithë investimin e tij elektoral në qarkun e Elbasanit, por edhe postin e numrit dy të partisë socialiste, duke e spostuar në Fier.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel