Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar sot në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, rreth orës 18:20.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe.

Kjo e fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel