Një ari është parë të lëvizë lirshëm në parkun e Gërmisë në prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u bën apel qytetarëve të shmangin frekuentimin e Parkut.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga
Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti thotë më tej se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se mund të ketë ardhur nga shtigjet malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti.

Top Channel