7 të arrestuar, cilat janë shkeljet që ka identifikuar policia gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet?

05/09/2021 11:44
Foto ilustruese

7 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Nën akuzën se ka përndjekur prej kohësh një të mitur, policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale E.K.

34-vjeçari Flamur Nika u kap në Kavajë, pasi është dënuar me 3 vite burg, për “falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

U arrestua 30-vjeçari me iniciale B.H., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burg për “vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”.

22-vjeçari me iniciale M.Gj. u kap me kokainë me vete.

Ndërsa policia rrugore ka arrestuar shoferët:
T. P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika., 34 vjeç, , pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. H., 30 vjeç, ( i kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Forcat “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

T. P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel