Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.
Bazuar në nenin 96 të kushtetutës, përcaktohet se presidenti emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, i pari qeverisë së re i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Paçka se është kryeministri që i dërgon për dekretim ministrat, fjalën e fundit e thotë kreu shtetit i cili në të shkuarën në rastet e Sandër Lleshajt dhe Gent Cakajt, pati hezitim në lëshimin e dekreteve, që shënoi edhe pikënisjen e përplasjes së madhe me Partinë Socialiste e cila e propozoi dhe e çoi Ilir Metën në presidencë.
Para dy ditësh, presidenti Edi Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Presidenti Ilir Meta e hodhi hapin e tij të parë konformë kërkesës së kushtetutës për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 Shtator.
Top Channel