Përmet/ Tentoi të kultivonte drogë, arrestohet 38-vjeçari. Kapet edhe djali që ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait

04/09/2021 16:22

Policia e Përmetit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është një 38-vjeçar, i cili është kapur duke tentuar të kultivojë lëndë narkotike fshatin Senican, Këlcyrë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike”, njofton policia.

Gjithashtu është arrestuar një 43-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA