‘Mësimi online, i vështirë’/ Zonja e Parë Jill Biden i rikthehet mësimdhënies në klasë në Virginia (fotot)

04/09/2021 18:01

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ka thënë se po i rikthehet mësimdhënies në klasat e Kolegjit të ‘Northern Virginia’, ku do të japë hartim e letërsi.

Zonja Biden do të udhëtojë dy herë në javë me autokolonën presidenciale drejt kampusit në qytezën e Alexandria, e shoqëruar nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Sipas raportimeve të gjithë do të mbajnë maska fytyre, megjithse Jill thotë se është plotësisht e vaksinuar, sipas rregullave të fundit të shkollës komunitare profesionale.

Zonja Biden thotë se mirëpret rikthimin e mësimit në klasa pasi mësimi online bëhej me vështirësi.

“Është shumë e vështirë të mësosh me ‘Zoom’, përkundër komunikimit ballë për ballë me studentët”.

“Shpresoj që dhe ju të jeni po aq të emocionuar sa une për këto dërrasa të zeza të pastra dhe klasat e bukura, dhe më e mira e të gjithave, fytyrat e studentëve për së gjalli”, ka thënë ajo gjatë verës.

Zonja e parë ka qenë mbështetëse e hershme e rikthimit në klasa megjithë vijimin e infeksioneve në SHBA.

Debatet e atjeshme për rikthimin e studentëve në auditore apo vijimin e studimit online, janë ndezur sërish së fundmi, por në mbështetje të të parave ka dalë familja Biden.

Jill ka dhënë mësim në këtë komunitet prej 12 vjetësh.

Zonja e Parë do t’i japë mësim 18 vjeçarëve, teksa ende nuk është vendosur nëse fëmijët e shkollave më të ulëta do të duhet të mbajnë maska në mësim.

Kritikët e mësimit nga shtëpia në SHBA thonë se shumë fëmijë që jetojnë në varfëri rrezikojnë të mbeten prapa, pasi nuk kanë lidhje të mirë interneti, si dhe nuk kanë pranë prindërit për t’i ndihmuar me mësimnxënien.

FOTO GALERI
1/5
Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ka thënë se po i rikthehet mësimdhënies në klasat e Kolegjit të ‘Northern Virginia’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA