Në mesin e shumë lëvizjeve befasuese që ndodhën gjatë afatit kalimtar veror, ishte edhe kalimi i Romelu Lukakut nga Interi në Real Madrid.
Sulmuesi nga Blegjika ia ktheu shpinën kampionit të Serie-A për t’u rikthyer në “Stamford Bridge” dhe për shërbimet e tij u paguan 110 milionë euro, përcjellë KosovaPress.
Tre javë më vonë, Lukaku ka zbuluar një prapaskenë interesante nga rikthimi i tij në Premier Ligë ku ka treguar se kërkoi nga trajneri Zimone Inzaghi që ta lironte atë për t’u bashkuar me Chelsean.
“Kur Chelsea bëri ofertën e tretë e kuptova që po bëhej fjalë për diçka serioze. Ata sapo kishin ofruar 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas për mua por Interi e kishte refuzuar menjëherë. Kështu unë shkova te zëra e Inzaghit dhe kërkova shitjen. Interi më nxori nga balta ku isha zhytur dhe nga aty do të largohesha vetëm për Chelsean. Unë isha te Interi, por mendja ime tashmë ishte në Londër”, deklaroi Lukaku.
Top Channel