Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi “Amerika është kthyer”, trumbetonte me të madhe Joe Biden, por largimi kaotik nga Afganistani tregoi se gjërat nuk janë si më parë për superfuqinë e botës, thonë analistët.
Përtej traumës së evakuimeve nga Kabuli, Biden po dëshmon një tërheqje edhe më të madhe: atë të përdorimit të burimeve të bollshme ushtarake amerikane me qëllimin të imponohet rendi dhe vlerat e SHBA-së anekënd planetit.
Benjamin Haddad, drejtor i Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik dhe ekspert i marrëdhënieve transatlantike, deklaroi se Bidenit se “vendimi për Afganistanin nuk ishte vetëm për këtë vend, por nënkuptonte fundin e epokës së operacioneve të mëdha ushtarake më shtete të tjera”, ishte shokues për shumë amerikanë që e imagjonin vendin e tyre “si një superfuqi unike e të pamposhtur”.
Komentet e tij duket sikur përforcohen edhe më shumë nga deklarata e fundit e sekretarit të shtetit, Anthony Blinken, që tha se SHBA po punon “ngushtësisht me Turqinë dhe Katarin” për rihapjen e shpejtë të aeroportit të Kabulit.
Ankaraja në fakt, veproi shpejt dhe arriti të marrë frerët teksa tenton të kthehet në faktor në Afganistan, e më gjerë në rajon. Katari po kështu ka luajtur rol kyç në lehtësimin e bisedimeve të paqes mes SHBA-së e talebanëve, dhe u kthye në një ndërmjetësues kryesor gjatë evakuimit të nxituar, që u përmbyll në fillim të kësaj jave.
Top Channel