Një 19 vjeçare në qytetin turk të Antalias është përpjekur t`i largohej personave që e kishin rrëmbyer, torturuar e përdhunuar, e mendoi se rruga e vetme për shpëtim ishte të hidhej nga dritarja.
Vajza ka qëndruar aty disa caste përpara se të lëshohej poshtë, dhe njerëzit që nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur me të, i përsërisnin të mos hidhej. E reja, që mediat turke e identifikuan si Sirin N.E., goditi një makinë të parkuar përpara se të përfundonte në trotuar. Kalimtarët e shokuar nxituan ta ndihmojnë.
Sirin kishte bërtitur për ndihmë përpara se të hidhej nga 10 metra lartësi. Ajo i mbijetoi rënies, por u lëndua rëndë. 19 vjeçarja, që u dërgua me urgjencë në spital, tha se e kishin rrëmbyer disa meshkuj nga Irani. Një dëshmitar i ngjarjes, u shpreh se e kishte dëgjuar Sirin të thërriste: “Dua të vdes!”
Një tjetër tha se ishin përpjekur ta bindnin të mos hidhej, por vajza nuk dëgjonte. “Erdhën disa detektivë, por ajo nuk e besoi se ishin të policisë. Ishte e tmerruar. E Kishin torturuar, po kërkonte ndihmë”, u shpreh ai. Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen ndërsa nuk dihet cilat është gjendja aktuale e 19 vjeçares.
Top Channel