Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës sepse u kap me heroinë në makinë.
Në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, policia kufitare e Kakavijës e ka kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Benz”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Top Channel