Pasi, sot, kryeministri Edi Rama falënderoi të gjitha strukturat që ndihmuan në shuarjen e flakëve, mes tyre edhe Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një shënim në facebook, Tomorr Alizoti, tha se sot qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e qeverisë, pasi sipas tij, forcat e ushtrisë u përballën me zjarret me mjete rrethanore.
Ai shton gjatë kësaj kohe Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.
Postimi i plotë:
Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.
Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.
E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.
Top Channel