Reja shpjegon humbjen e Varshavës: Kishim mundësi, i vumë në vështirësi por kishin Lewandowskin

03/09/2021 15:20

Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të rëndë 4-1 ndaj Polonisë në Varshavë në kualifikueset e Botërorit 2022.

Ishte një ndeshje ku skuadra kuqezi vuajti shumë sidomos gabimet e bëra në goditjet standarde të skuadrës polake që u vunë në dukje edhe nga trajneri Reja.

Reja: Lejuam dy mundësi në dy goditje standarde. Me pak më shumë kujdes golat mund të evitoheshin. Me rezultatin 2-1 në momente të caktuara, luajtëm më mirë se Polonia, por kur ndeshja ishte 3-1  krijuam pak më shumë hapësira, kishte disa kundërsulme. Kërkuam të rikuperonim dhe kur kërkon të bësh këtë, prapa krijohen hapësira dhe lojtarët e Polonisë që janë të shpejtë të marrin kohën.

Trajneri Reja theksoi se skuadra kombëtare shqiptare do të luajë deri në fund të gjitha kartat duke parë se arriti të vërë në vështirësi Poloninë në shtëpinë e saj

Reja: Do të luajmë deri në fund të gjitha kartat tona, pamë që për shumë kohë vumë në vështirësi Poloninë në shtëpinë e saj në një stadium plot me njerëz dhe të shohësh kaq shumë njerëz na jep karikimin e duhur agonistik, ishte një festë e bukur, ndeshja ishte  gjallëruese. Vumë vështirësi Poloninë për një pjesë të mirë të kohës, këtë e prisja, nuk prisja dy golat e fillimit, mendoja se ndeshja do të ishte në ekuilibër deri në fund.

Një prej futbollistëve që na ndëshkuan në këtë ndeshje ishte Robert Lewandowski dhe trajneri Reja nuk i kurseu elozhet për të, por pa harruar futbollistët e tij

Reja: Lewandowskin e njohim, është një lojtar që mjafton të ketë një gjysmë shansi dhe të ndëshkon.Por unë nuk ankohem për lojtarët e mi ata janë të mirë dhe bënë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje sidomos në aspektin fizik sepse u mbajtën mirë e krijuan raste të mira shënimi në rezultatin 1-1 apo 2-1.

Pas Polonisë, kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, ndërkohë që ne 8 shtator do të presë San Marinon, janë këto ndeshje që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA