Racist ndaj Sterling dhe Co/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me himnin kombëtar të Italisë

03/09/2021 17:31

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka kundërshtuar zërat për abuzimet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës në Budapest, duke theksuar sesi tifozët e Tre Luanëve kanë sharë himnin kombëtar italian në Wembley, para finales së Euro 2020.

Peter Sziijarto postoi një video në Facebook të himnit të Italisë duke u brohoritur më 11 korrik në Londër me titullin: ‘Lojtarët anglezë ankohen për’ atmosferën armiqësore të djeshme në Budapest

Videoja e mëposhtme është bërë në Wembley para finales së KE. Himni italian mezi dëgjohet mes thirrjve të tifozëve anglezë.

https://www.facebook.com/szijjarto.peter.official/videos/990948154806614/

Sziijarto nuk përmend abuzimin me zë të lartë drejtuar lojtarëve të Anglisë kur ata u gjunjëzuan në një gjest kundër racizmit para 60,000 mbështetësve në Puskas Arena, para fillimit.

Madje ai as nuk i përmend thirrjet ofenduese që synonin Raheem Sterling dhe Jude Bellingham gjatë lojës, ndërsa Sterling u godit nga një numër gotash plastike të hedhura nga një pjesë e turmës vendase pasi shënoi golin e parë.

Vëzhguesit e caktuar nga FIFA për të monitoruar sjelljen e tifozëve në lojë tani i kanë dërguar një raport organit drejtues duke dokumentuar atë që panë.

Diku tjetër, sjellja e tifozëve hungarezë ka ndezur një debat të gjerë, që kërkon dënimin e kësaj sjellje përfshirë kryeministrin Boris Johnson, udhëheqësin e laburistëve Keir Starmer dhe menaxherin e Anglisë, Gareth Southgate.

FIFA ndërkohë ka njoftuar se po kryen një hetim për ngjarjet në Budapest dhe ka filluar të marrë raporte nga vëzhguesit dhe delegatët në lojë.
Në një deklaratë thuhej: ‘Para së gjithash, FIFA refuzon me forcë çdo formë racizmi dhe dhune dhe ka një qëndrim shumë të qartë zero të tolerancës ndaj sjelljeve të tilla në futboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA