Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shpreson që talibanët do të sillen në mënyrë “civilizuar” në Afganistan, aq sa komuniteti global të mbajë lidhje diplomatike me Kabulin.
“Rusia nuk është e interesuar në shpërbërjen e Afganistanit. Nëse kjo ndodh, nuk do të ketë asnjë me të cilin të flitet.”
“Sa më shpejt që Talibanët të hyjnë në familjen e popujve të civilizuar, aq më e thjeshtë do të jetë për të kontaktuar, komunikuar, pyetur apo influencuar,” tha Putin.
Presidenti rus është duke trajtuar me respekt te kujdesshem, grupin e njohur si ekstremist dhe terrorist nga shumica e Perëndimit ashtu si dhe vetë Moska.
Putin bëri komentet nga sesioni i Forumit Ekonomik Lindor në qytetin e Lindjes së Largët ruse Vladivostok.
Lideri i vjetër rus shtoi mes te tjerash se tërheqja e SHBA muajin e kaluar nga Afganistani përfundoi në një “katastrofë”.
“Amerikanët janë njerëz pragmatikë, shpenzuan më shumë se 1.5 trilionë dollarë në këtë fushatë dhe cili është rezultati? Zero. Nëse shikoni njerëzit e braktisur në Afganistan që punonin për Perendimin, SHBA dhe aleatët e tyre, atëherë kjo është edhe një katastrofë humanitare”, tha ai.
Top Channel