Protestues të dhunshëm tentuan sot të bastisin zyrat e agjencisë britanike që miraton vaksinat për përdorim publik, duke u përleshur me policinë në qendër të Londrës.
Pamje e postuara në rrjetet sociale tregonin demonstruesit që shtynin oficerët e policisë në hyrjen e agjencisë rregullatore të mjekimeve dhe produkteve shëndetësore, e cila autorizon injeksionet e Covid-19.
Protestuesit u parandaluan të hynin me forcë nga disa roje sigure që ndodheshin në vend, para se të shtyheshin prapa nga një kordon oficerësh policie.
Të tjera përforcime të policisë erdhën në skenë dhe protestuesit qëndruan në vend rreth një orë, duke dëgjuar fjalime të njëri-tjetrin me altoparlantë.
Protesta vjen teksa komiteti vendor i vaksinimit e imunizimit pritet të aprovojë vaksinën shtesë të dozës së tretë.
Top Channel