Sali Berisha duhej të shkëputej nga Partia Demokratike që në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet parlamentare, u shpreh ish-deputeti Astrit Patozi.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”, se çfarë do t’i thoshte sot Berishën, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike u përgjigj:

Unë Sali Berishës do t’i kisha sugjeruar… dhe e kam thënë në fakt… që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike”.

Patozi e konsideron ish-kryeministrin Berisha si një barrë për të djathtën: “Nuk ka pse të mbajë një ngarkesë tjetër, ndërkohë që boll ka Lulzim Bashën kryetar dhe shumë e shumë halle të tjera”.

Më tej, shton se Berisha dhe kryetari aktual i PD-së duhet “t’i japin fund marrëdhënies me njëri-tjetrin”.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të detyruar të prononcohen. T’i japin fund një nga marrëdhënieve nga më hipokritet. Sepse të dy i janë shitur publikut, njëri sikur nuk ka asnjë gisht në vendimmarrjet e mëdha Brenda partisë, dhe tjetri sikur nuk e le ai që të qeverisë, sepse po të qeveriste do të bënte më mirë. Në fakt, po të ishte i vetëm do të bënte edhe më keq, sipas meje.
Të dy do ta vijnë njësoj, siç e kanë përdorur këtë marrëdhënie të pasinqertë. Do ta vuajnë sepse janë të detyruar të prononcohen. Kanë ardhur në pikën që: hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA