U vu në krye të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes/ Ikonomi: Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar

02/09/2021 14:28

Kryeministri Edi Rama e emëroi Milva Ikonomin, në ministrinë e re të hapur në këtë 4-vjeçar, atë të Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Në një prononcim për mediat, Ikonomi tha se pas marrjes së detyrës janë shumë gjëra që duhen bërë më mirë, në mënyrë që publikut t’i shërbehet më mirë.

Tani ka shumë gjëra përpara që duhen bërë mirë, që duhen përmirësuar, të bëhen më të performueshme që publikut t’i shërbehet më mirë. Të gjithë këto gjërat e mëdha është që t’i shërbehet publikut më mirë. Kjo do të jetë edhe sfida jonë. Është një hap tjetër se është një ministri e re, është një gjë komplet e re, kështu që është shumë mirë”, tha Ikonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA