Lindita Nikolli kishte arsye të fortë të ishte e lumtur sot.
Kur u detyrua të largohet nga qeveria pas protestave studentore nuk e mendonte një ringritje si një nga tre figurat kryesore të shtetit. Në parlamentin e ri ajo do mbaje postin e kryetares së Kuvendit.
Edhe Ahmetaj nuk e fshehu kënaqësinë.
Taulant Balla, politikani më i votuar në zgjedhjet e fundit u detyrua ti dorëzojë Damian Gjiknurit të gjithë investimin e tij elektoral në qarkun e Elbasanit, por edhe postin e numrit dy të partisë socialiste.
Ndërkohë është rehabilituar politikisht Ditmir Bushati i cili kur humbi detyrën e ministrit të jashtëm nisi të bënte edhe opozitë në kuvend.
Milva Ikonomi ka një dikaster të ri tashmë.
Edhe më të rinjtë që morën poste në Partinë Socialiste janë të emocionuar.
Top Channel