5 zona të Tiranës do të preken nesër nga riparimet që po kryhen në kabinat e energjisë elektrike.
OSHEE njofton se nga ora 09:00 deri në orën 17:00, pjesërisht pa drita do të jenë rruga “Teodor Keko”, zona tek ish-fusha “Misto Mame”, rruga “Sejfulla Doci”.
Nga ora 11:00 deri në orën 16:00, energjia do të ndërpritet në rrugën “Budi.
Ndërsa për një orë gjatë mëngjesit, nga ora 09:00 deri në 10:00, punimet do të lenë pa drita shtëpitë dhe bizneset e rrugës “Petro Nini Luarasi”.
Njoftimi i OSHEE:
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 3 shtator do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë:
09:00-17:00
Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko”, zona tek ish-fusha “Misto Mame”, rruga “Sejfulla Doci”
09:00-10:00
Pjesërisht: Rruga “Budi”
11:00-16:00
Pjesërisht: Rruga “Petro Nini Luarasi”
Top Channel