Tërheqja përfundimtare e trupave amerikane nga Afganistani shkaktoi indinjatë në pjesë të ndryshme të botës, por diku tjetër kjo është pritur me kënaqësi, madje edhe të fantazohet me zë të lartë si në rastin e Serbisë Serbi për një tërheqje të SHBA-së nga Kosova, thotë DW.
Në një artikull të gazetës së njohur austriake “Die Presse” vihen në fokus pikërisht këto ëndërrime të politikanëve serbë. Dështimi i SHBA në Afganistan ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, shkruan “Die Presse”. “Luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe bombardimin e Serbisë nga NATO nuk e kanë harruar pushtembajtësit e sotëm serbë: disa prej tyre si Daçic apo kreu i sotëm i shtetit, Aleksandar Vuçic kanë mbajtur poste të larta atë kohë.
Tërheqja e menjëhershme e SHBA nga Afganistani ka bërë që madje disa politikanë qeveritarë të fantazojnë për një tërheqje të mundshme të fuqisë së padëshiruar botërore edhe nga Kosova”, shkruan “Die Presse”.Gazeta i referohet edhe politikanit serb të SPS-së, Veljko Odalovic, që është shprehur se “kudo ku kanë qenë në botë amerikanët e kanë lënë atë vend”.
Sipas Odalovic edhe “Prishtina duhet ta kuptojë, se nga ana e SHBA nuk ka mbështetje të përgjithmonë dhe pa kushte. Vërtet që pas luftës së Kosovës, prezenca e trupave ndërkombëtare të K-FOR-it është reduktuar, nga 50.000 ushtarë që ishin në fillim, në 3578 aktualisht. SHBA ka tani në Kosovë kontigjentin e dytë prej 624 ushtarësh, por aktualisht opcioni i largimit të SHBA nuk shihet si realist në plan afatshkurtër, thekson “Die Presse” .
Top Channel