“Për inat të Putinit”, Zelensky më në fund në Shtëpinë e Bardhë!

02/09/2021 14:41

Presidenti Joe Biden priti më në fund homologun Volodimir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, për një takim të dëshiruar prej shumë kohësh nga Ukraina. Kreu i administratës amerikane, i përballur me sfidat e veta e sidomos barrën e kritikave për tërheqjen kaotike nga Afganistani, e siguroi presidentin ukrainas se qeveria e tij qëndron plotësisht përkrah këtij vendi të Europës Lindore. Në fjalën e tij të shkurtër përkrah Zelenskyt, Biden nuk e përmendit Afganistanin, por theksoi shqetësimet mbi agresionin rus në rajon.

Shtetet e Bashkuara mbeten fuqimisht të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Po kështu, i këtij niveli mbetet përkushtimi ynë edhe në mbështetje të aspiratave euroatlantike të këtij vendi.

Në komentet e tij të mëparshme, kur u drejtohej amerikanëve me argumentet pro përfundimit të luftës në Afganistan, Biden pat thënë vazhdimisht se tërheqja nga Afganistani do t’i jepte mundësi Amerikës të përqendrohej më shumë në luftën kundër akteve keqdashëse nga dy rivalët strategjikë, Rusia dhe Kina.

Udhëheqësi ukrainas, i cili e gjeti veten për muaj me radhë të përzier në përpjekjet për shkarkimin nga posti të presidentit të mëparshëm, Donald Trump, shkoi në Shtëpinë e Bardhë me shpresën se Amerika do të ofrojë më shumë ndihma ushtarake dhe mbështetje për ambiciet e Ukrainës për anëtarësimin në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA