Korea e Jugut kthen eshtrat e 109 ushtarëve kinezë të vrarë në Luftën Koreane në 1950-53 (fotot)

02/09/2021 17:14

Seuli i ka kthyer sot Pekinit mbetjet mortore të 109 ushtarëve të tjerë kinezë të vrarë gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953 në një ceremoni të mbajtur në aeroportin e Incheon në perëndim të kryeqytetit koreano-jugor të Seul.

Delegacion kinez drejtohej nga zv. ministri i veteranëve Chang Zhengguo ndërsa ai korean nga zv. ministri i mbrojtjes Park Jae-min.

Në ceremoni ambasadori kinez në Seul mbuloi arkivolët me flamurin kinez, para se ato të transportoheshin në avionin ushtarak drejt Kinës.

Chang tha se viti 2021 është viti i tete radhazi kur dy vendet kanë kryer dorëzimet e mbetjeve të  një totali prej 825 martirësh kinezë te atdheu i tyre, bazuar në parimet humanitare deh frymën e miqësisë e bashkëpunimit.

Avioni me trupat e 109 ushtareve kinezë të ravrë në luftën e viteve 1950-53 u nderua më pas me përshëndetje uji pas uljes në aeroportin kinez në Taoxian, në  provincën Liaoning.

Ushtria kineze ka luftuar në Luftën Koreane përkrah Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut dhe aleatëve të kryesuar nga SHBA.

Rreth  200,000 ushtarë kineze raportohet se janë vrarë atje, shumica të varrosur në gadishull.

FOTO GALERI
1/5
Seuli i ka kthyer sot Pekinit mbetjet mortore të 109 ushtarëve të tjerë kinezë të vrarë gjatë Luftës Koreane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA