“Honoris Causa” për Dritan Hoxhën/ Themeluesi i Top Media u nderua nga Universiteti “Marin Barleti” për historinë që bëri në media

02/09/2021 00:59

Themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxhës, ju dha titulli Doktor ‘Honoris Causa’ nga Universiteti Marin Barleti. Sipërmarrësi që bëri histori në kontributin e fjalës së lirë, të fjalës së pacencuruar, i papërsëritshmi i inovacionit dhe ideve vizionare i mblodhi edhe njëherë familjen e Top Medias në këtë nderim të merituar.

“Zoti Hoxha është një sipërmarrës që bëri histori në botën e biznesit, novacionit dhe sipërmarrjes shqiptare Ai i dha tregut shqiptar një product të ri, ai hapi në historinë e medias shqiptare kontributin e fjalës së lirë nëpërmjet medias private. Ai arriti të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe në shërbim të fjalës së lirë. Në shërbim të një mënyre të re komunikimi dhe në hapjen e një epoke dixhitale në botën e medias shqiptare”- tha Suzana Guxholli.

Shembuj si Dritan Hoxha janë ata që ndërrojnë kulturën dhe prijnë industrinë, prandaj një nderim i tillë për njeriun që nëpërmjet krijesës së tij ndryshoi shoqërinë shqiptare është një sukses për të gjithë Top Median.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme për mua. Privilegj gjithashtu që të marr këtë çmim në emër të familjes Hoxha. Shpreh falenderimin e tyre dhe mirënjohjen gjithashtu. Është një titull që ndoshta duhet të ishte më i parakohshëm, sepse meritat për këtë njeri janë të jashtëzakonshme për atë që ka krijuar në Shqipëri. Për atë që na ka krijuar ne në të gjitha dimensionet. Jo vetëm në dimensionin e biznesit. Jo vetëm në dimensionin e medias, por edhe në dimensionin kulturor në hapësirat mbarëshqiptare Në qoftë se Tani do ishte këtu vetë do thoshte që ky është çmimi i Top Medias. Ai ishte një njeri shumë modest. E ndante suksesin me të tjerët. Me ne që ishim pjesë e familjes së tij. Topi nuk është më i imi. Topi është i shqiptarëve. Kështu që mjaftojnë vetëm këto fjalë për të kuptuar dimensionet e këtij njeriu të jashtëzakonshëm që ishte një nder për ne që punuam dhe gëzojmë emrin e Top Medias, Top Channel, Digitalb, Top Albania Radio që ishte pema e parë ku lindi e gjithë kjo familje mediatike”- tha Denis Dyrnjaja.

Kontributi i Dritan Hoxhës në komunim, në një epokë të ndryshme nga kjo që jetojmë sot, ishte motivacioni që Universiteti Marlin Barleti shoqëroi titullin.

“Me motivacionin; Për kontribut të shquar në digjitalizimin e medias audiovizive dhe si pioner që revolucionarizoi dhe transformoi komunikimin duke respektuar fjalën e lirë. Tiranë, 1 shtator 2021”- tha Guxholli.

“Të veçoj edhe një falenderim të veçantë nga presidentja e kompanisë Znj. Vjollca Hoxha për nderimin jo vetëm të bashkëshortit të saj por të një figure që është Dritan Hoxha. Faleminderit të gjithëve Ju!”- përfundoi Dyrnjaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA