Janë zgjedhur 6 anëtarët e zgjedhur për të qenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ata janë Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.
Nga dhjetë kandidatë në total, ata që mbeten jashtë janë katër emra: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema, Pjerin Ndreu.
Ajo që vihet re nga procesi i votimit është se Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota , ndërsa Fatmir Xhafaj ishte një emër ‘surprizë’ që nuk rezultoi fitues, me 137 vota. Xhafaj, theu herësin në listën e PS-së në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Rama vendosi që krehu i tij i djathtë të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erion Bracen, i cili njoftoi largimin e tij para disa ditësh nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Në detyrë është rikonfirmuar Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Bledi Cuci, Elva Margariti dhe Evis Kushi. Ndërsa Etilda Gjonaj, të cilës iu besua posti i Sekretares për Gratë, do të zëvendësohet nga Ulsi Manja që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Sa i përket Ministrisë së Turizmit, drejtimi i është besuar Mirela Kumbaros që zëvendëson Blendi Klosin.
Top Channel