Britaniku Daniel Stephens u shtyp për vdekje nga një makinë BMW, të cilës po tentonte t’i vidhte konverterin katalitik.
Makina lëvizi duke e goditur rëndë 25-vjeçarin, baba të tre fëmijëve, i cili mori plagë në gjoks, fytyrë e qafë. Një mik i tij tha se Stephens donte ta shiste konverterin për 500 paundë, dhe me ato para të paguante kostot e procesit gjyqësor për të siguruar një qasje më të mirë ndaj fëmijëve të tij. Pronari i BMW-së, Russell Seldon ishte ai që e gjeti grabitësin fatkeq kur u nis të merrte makinën për të shkuar në punë.
“Pashë një palë këmbë që dilnin nga poshtë saj. E thirra, por personi nuk u përgjigj. Atëherë e tërhoqa, por ai ishte pa ndjenja”, ka rrëfyer Seldon. Kur mbërriti policia, 25-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkak të goditjeve dhe asfiksisë. Identifikimi i tij u krye përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe tatuazheve që kishte në trup.
Top Channel