Kabinet i ri, me emra të vjetër. Edi Rama, në vlerësimin e analistëve vendosi të luajë i sigurt në mandatin e 3.

ALFRED LELA: Kjo më ra në sy, boshti kryesor nuk ka ndryshuar. Qeveria Rama 3 në fakt është qeveria Rama 2 më pak kozmetik.

Një skuadër kur dominojnë femrat nuk premton openencë të fortë në qeveri. Zv/ kryeministri i ri ka ndezur debatin publik.

ARBEN MALAJ: Ahmetaj është caktuar ne Vlore jo për partinë por për oligarkinë. Nëse mendohet se mbledhja e qeverisë është thjesht për të noterizuar atë që ka në kokë kryeministri kjo nuk është me qeveri

Drejtimi i diplomacisë, mbrojtja dhe ministria e Brendshme nuk u preken. Suprizoi caktimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie.

MENTOR NAZARKO: Është shpërblyer për shkak të rolit e tij në drejtësi, imagjinoj se ka pasur miratimin e ndërkombëtarëve sidomos amerikanëve. Natyrisht qeveria është gjithashtu përfaqësim gjeografik.

Tërmet në kupolën rozë shkaktoi besimi që Rama i dha Damian Gjiknurit si numri dy i partisë, post që iu hoq Taulant Ballës.

ALFRED LELA:Nuk mori ministrinë e Brendshme por ju hoq atë çka pati kjo flet për natyrën e fërkimeve të mëdha që si çdo parti të madhe kanë kapur dhe PS.

MENTOR NAZARKO: Është një lloj kontradikte kjo, në krye të partisë vendoset Damian Gjiknuri që është më i atakuari nga opozita.

Nga emrat që Edi Rama vlerësoi, pritshmëritë janë që Lindita Nikolla të zbusë agresivitetin e Parlamentin.

ARBEN MALAJ: Po është një zonë që do krijojë premisa pozitive për ta mbajtur me të qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA