14 viktima nga Ida në New York, mes tyre një fëmijë. Vendi në situatë kaotike

02/09/2021 17:32

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e Uraganit Ida që goditi New York dhe New Jersey me tornado, shi rekord dhe përmbytje që e lanë zonën nën gjendje të jashtëzakonshme të enjten.

Videot në mediat sociale treguan makina të zhytura në rrugë dhe ujin e furishëm që dilte nga stacionet e metrosë dhe shtëpitë pasi një shi i madh me erë shkaktoi një emergjencë të paparë të përmbytjeve.

Katër gra, tre burra dhe një djalë 2-vjeçar vdiqën në pesë incidente të ndara përmbytjesh në qytet, tha policia.

Në Passaic, New Jersey, zjarrfikësit gjetën një trup nga një automjet që ishte nën ujë.

Në Elizabeth, po në New Jersey, pesë banorë në kompleksin Oakwood Plaza Apartments vdiqën, konfirmoi një zëdhënës i kryebashkiakut.

Ndërkohë Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, të cilët kanë shpallur gjendjen e emergjencës në shtetet e tyre të Mërkurën, u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi ndërkohë që punohet për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer shërbimin në metro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA