“Ti Raporton”/ Kalon nga Mali i Zi për në Angli, por ‘ngec’ në Francë. S’do lejohet të hyjë për 10 ditë! Ja arsyeja

01/09/2021 09:55

Një qytetar, i cili shkruan në adresë të “Ti Raporton” ka njoftuar se cilido qytetar shqiptar, por edhe me shtetësi angleze që kalon nga Mali i Zi për të shkuar në Angli nuk do lejohet të hyjë për 10 ditë.

Arsyeja sipas qytetarit është fakti se Mali i Zi është cilësuar si zonë e kuqe për shkak të infektimeve të larta me covid-19. Aktualisht këta qytetarë që nuk janë lejuar të hyjnë në Angli janë duke qëndruar në hotele në Francë.

“Mirdita po rrimë në një hotel të Francës. Nuk na lejon Anglia të hymë për 10 ditë vetëm pse i ramë me makinë nga Mali i Zi, Red Zone, si unë janë shumë familje dhe pse janë British. Ju lutem njoftoni kush vjen nga Shqipëria kalon Mali Zi nuk lejohet të hysh në UK”, shkruan qytetari.

Top Channel