Policia: 41 vjeçari ‘kontrollues’ vrau me thikë edhe të dashurën 22 vjeçe edhe veten (fotot)

01/09/2021 21:07

Policia britanike njoftoi sot rezultatet e analizave të mjekësisë ligjore për vrasje-vetëvrasjen që shokoi një komunitet të pasur në veri të Londrës ne fundjavë.

Kërcimtarja e talentuar 22-vjeçare Maddie Durdant-Hollamby, ishte qëlluar me thikë për vdekje nga i dashuri i saj 41 vjeçar Ben Green, në shtëpinë e këtij të fundit në Kettering.

Analizat tregonin se Maddie – e cila punonte gjithashtu si drejtore marketingu – vdiq nga plagët e thikës, të shkaktuara nga Green, më të cilin ajo kishte mosmarrëveshje për marrëdhënien e tyre.

Miqtë e prindërve të 22-vjeçares së ndjerë, Steve Durdant-Hollamby, 48 vjeç, e nënës Rachel, 47, kishin shprehur shqetësime për natyrën “arrogante” e kontrolluese të Green, si dhe mendimet për ndarje të Maddie.

Një mik tha për rrejtin MailOnline: “Steve na tha se Maddie nuk ishte e kënaqur me Ben dhe fliste për t’i dhënë fund marrëdhënies.

Maddie e Green ishin njohur në kompaninë e rrjeteve ujore Alumasc Water, ku babai i vajzës kishte qenë drejtor.

Maddie dhe familja e saj nga zona e pasur e Wimblington, ishin mjaft të respektuar në zonë.

Një mik i babait të saj Steve thoshte se megjithse çifti shpërndanin foto të pushimeve luksoze, apo në bare e restorante, kishin një marrëdhënie toksike prapa fasadës së rrjeteve sociale.

“Steve thoshte shpesh se Ben nuk ishte burri i drejtë për Maddie. Ai nuk hynte shumë në detaje por unë e kuptoja se ai nuk e pëlqente dhe besonte se ishte kontrollues”.

Fqinjët e quajnë arrogant

Një nga fqinjet e Green, e cila nuk dëshironte të emërohej, tha se ai kishte pasur një seri vajzash të tjera para Maddie, që i vinin në shtëpi.

Gruaja që jetonte ngjitur me Green prej dy vitesh, tha: “Femra të ndryshme vinin te ai. Ato ishin shume të ngjashme me atë [Maddie]. Ishin të reja, të gjitha mes 22 e 30 vjeç. Ka pasur të paktën tre të dashura të ndryshme. Ato zgjasnin secila për disa muaj e më pas shfaqej një e re”.

Gruaja përshkruante Green si “njeri i vështirë” për t’u njohur dhe e quante “arrogant”.

Ajo shtonte: “Nganjëherë unë e përshëndesja por ai as nuk përgjigjej”.

“Përshëndeste burrin tim por jo mua. Më shikonte sikur të thoshte ‘pse po më flet?’ Por kjo që ndodhi ishte shumë e rëndë, më bëri të ndjehem keq.”

Një tjetër fqinj konfirmonte se vajza të reja vinin të vizitonin shpesh drejtorin e marketingut.

Adam Rodëell, 30 vjeç nga Kettering, tha: “Ato ishin shumë të reja, në të njëzetat. Ai vetë nuk thoshte gjë nëse nuk i flisje i pari. Ishte arrogant, kjo ishte sjellja e tij”.

Një nga miqtë e Green e përshkruante atë si “baba i mrekullueshëm” dhe shtonte se ishte me Maddie prej dy vjetësh.

Ai tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Ben ishte shok i mirë… më vjen keq për fëmijët e tij të cilët shkonte t’i takonte çdo fundjavë”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/08/31/41-vjecari-qe-vrau-veten-dhe-te-dashuren-ne-britani-kishte-nje-seri-te-dashurash-te-reja-thone-fqinjet-fotot/

FOTO GALERI
4/11
Detektivët nuk po hetojnë për të dyshuar të tjerë në lindje me ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA