Oferta e Digitalb deri në 4 shtator/ Ulje deri në 10.000 lekë për abonimet vjetore dhe dekoder falas për abonentët e rinj

01/09/2021 09:52

Dita e fundit e muajit gusht dhe e stinës së verës u shoqërua me fluks të madh abonentësh në të gjitha pikat e shitjes Digitalb.

Qytetarët kërkojnë të shfrytëzojë zbritjet e muajit.

Bashkë me paketën e të gjitha kanaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, Digitalb sjell ekskluzivisht të gjitha sportet, sidomos futbollin me Kampionatet më të mëdha të kontinentit, kampionatin shqiptar të futbollit, ndeshjet kuq e zi e të Kosovës qe nisin nga muaji shtator. Paketa përfshin shumëllojshmëri filmash serialesh dokumentarë, programe për fëmijë e për të gjithë familjen.

Por të shumtë janë ata qe ende nuk kanë përfunduar pushimet e verës dhe nuk kanë mundur të vijnë pranë pikave të shitjes, prandaj kompania Digitalb njoftoi sot për një shtyrje të afatit të ofertës.

Promocioni përfshin ulje çmimesh deri në 10.000 lekë për abonimet vjetore dhe dekoder falas për abonentët e rinj.
Digitalb fton të gjithë ata që nuk e kanë bërë ende ofertën, të shfrytëzojnë mundësinë deri në 4 shtator, duke u paraqitur në çdo pikë shitjeje ose edhe nëpërmjet internetit në digitalb.al!

Top Channel