Ka nisur në Bled të Sllovenisë Forumi Strategjik ku marrin pjesë disa kryeministra dhe presidentë të BE-së dhe liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur gjithashtu në Bled për të marrë pjesë në forum duke u pritur nga homologu i tij slloven, Janez Janša dhe ministri i Punëve të Jashtme, Anže Logar.

Në forumin dedikuar të ardhmes së Evropës marrin pjesë gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ai i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, i Polonisë Mateusz Morawiecki, i Bullgarisë Ruman Radev, i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Kurti, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i lartë i Bosnje-Hercegovinës Christian Schmidt.

Rreth 170 panelistë nga e gjithë bota do të diskutojnë aspekte të ndryshme të së ardhmes së Evropës.

Top Channel