Një makinë u përfshi nga flakët në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar drejt spitalit për mjekim. Drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie në trup por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Makina është furnizuar me gas në një prej pikave të karburantit në aksin rrugor Korçë Maliq, në vendin e quajtur Gryka e Pocestës.

Sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, mjeti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri. Madje, një pas një sipas burimeve janë dëgjuar tre shpërthime. Në kushte të tilla, drejtuesi i mjetit i përfshirë nga flakët ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Top Channel