Mbyllja e plotë në Canberra, kryeqyteti i Australisë, e cila po lufton me variantin delta të Covid-19, është vazhduar deri më 17 shtator.
Kryeministri i Territorit të Kryeqytetit Australian (ACT), Andrew Barr, në një konferencë shtypi në Canberra tha se ishin detyruar të vendosin masa shtesë për të luftuar pandeminë. Ai shtoi se burimi për tetë nga 13 rastet e reja të Covid-19 të zbuluara në 24 orët e fundit është i panjohur.
Ai theksoi se mbyllja e plotë, e cila hyri në fuqi më 12 gusht dhe do të përfundonte më 2 shtator, është zgjatur deri më 17 shtator. Sipas tij, mbylljet janë të nevojshme për të luftuar virusin.
“Kemi ende raste me origjinë të panjohur dhe kemi ende një numër të madh rastesh të reja. Prandaj, zvogëloni kontaktet e ngushta me të tjerët jashtë shtëpisë tuaj për të zvogëluar hapësirën për transmetimin e virusit”, tha Barr.
Top Channel