Me nisjen e operacionit “Bregdeti ynë”, kryeministri Rama lajmëroi hartimin e një ligji për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.
Fadromat e IKMT mbështetur nga policia nisën të ndërhyjnë dhe sot shkatërruan edhe një pallat 5 katësh. Emrat e ndërtuesve të këtij pallati janë krejtësisht anonime për publikun. Më herët është ndërhyrë edhe në kioska, ndërtesa një katëshe, shtesa të vogla.
Por në bregdet nuk ndërtojnë dhe shkelin ligjit vetëm të vegjlit, por edhe investitorët e mëdhenj. Emra që edhe pse kanë shkelur ligjin në mënyrë të vazhdueshme duke nisur punime pa zbardhur lejen, duke dalë me mijëra metra jashtë lejes së ndërtimit, ata nuk penalizohen. Buldozerët e IKMT nuk shfaqen tek të ashtuquajturit investitorë strategjikë që sipas ligjit kur ndërtojnë fshatrat turistikë duhet të ndërtojnë të paktën një hotel luksoz. As kjo shkelje e ligjit nuk ka ndikuar që operacionet e qeverisë, bregdetin të pastrojnë edhe ndërtimet me shkelje ligjore.
Ndryshe nga më të varfrit, tek më të pasurit tritoli nuk përdoret në ndërtimet e tyre.
Sot në Dhërmi u shemb ndërtesa e parë me anë të eksplozivit dhe askush nuk është kundër që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh sepse në bregdet jot ë gjithë janë të barabartë me të tjerët, disa janë të veçantë.
Top Channel