Kultivonte kanabis në bjeshkët e Tropojës, arrestohet 30-vjeçari, procedohet inspektori për Pyjet dhe Mjedisin

01/09/2021 09:52

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kishte kultivuar kanabis në bjeshkët e fshatit Vilisht në Tropojë.

Ai ishte mbajtur në vëzhgim prej dy muajsh nga blutë.

Ndërkohë është vënë nën hetim inspektori për Pyjet dhe Mjedisit për shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, pas një hetimi dymujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Vilishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel