Shkollat në Kinë, Tajvan dhe Indi janë hapur nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, janë marrë masa të rrepta kundër pandemisë së COVID-19 në Kinë, ku filloi viti i ri shkollor.
Si pjesë e këtyre masave, nëpër shkolla u vendosën shenjat e distancës sociale, termometra infra të kuqe dhe zona të përkohshme vëzhgimi.
Tajvan
Në Tajvan ku rastet me COVID-19 kanë tendencë të rënies filloi viti i ri shkollor.
Në Tajvan janë hapur shkollat të cilat u mbyllën në maj për shkak të pandemisë dhe u vendos që shkollimi të vazhdonte online ndërsa ato u hapën përsëri pasi filloi të bie numri i rasteve të reja.
Në kuadër të masave të marra, bankat e studentëve do të ndahen me ndarje plastike dhe nxënësit do të hanë ushqimet e tyre vetëm në tavolinat e tyre.
Indi
Gjithashtu edhe në Indi, autoritetet vendosën të rihapin pjesërisht shkollat pas 18 muajve më 1 shtator, pavarësisht rasteve të rënda me COVID-19.
Ndërkaq thuhet se në të paktën 6 provincat e Indisë shkollat do të hapen gradualisht gjatë shtatorit.
Si pjesë e masave të marra kundër pandemisë, do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë mësuesve në kryeqytetin New Delhi, ndërsa niveli i mbushjes së klasave do të jetë i kufizuar në 50 për qind./AA/
Top Channel