Pas Najada Çomos një tjetër deputet socialist i zgjedhur më 25 Prill duke surprizuar jo pak, i ka vendosur mbi tavolinë Edi Ramës lënien e mandatit dhe largimin nga politika.

Ai është Lefter Koka një prej  ish njerëzve më të afër të Ilir Metës që kur themeloi  LSI-n dhe më pas kthyer në të preferuarin special të Edi Ramës. Lefter Koka këtë vendim e ka ndarë me votuesit e tij durrsak përmes një mesazhi në Facebook nga ku nuk përcjell asnjë detaj për motivet e dorëheqjes.

Lefter Koka: “Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre! Mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua”.

Ikja Lefter Kokës nga parlamenti pak para thirrjes së tij ndodhi menjëherë pas Najada Çomos por nuk ka aspak ngjashmëri me te. Largimi i Kokës i ngjan më shumë largimit të Tom Doshit. Të dy këta politikanë kanë qenë në qendër të akuzave të opozitës por nuk përjashtohet mundësia edhe të ndikimit të ndërkombnëtarëve. Kujtojmë se këta të fundit kanë qenë shumë aktivë në procesin e pastrimit të Parlamentit. Ndërsa mes socialistëve dhe aleatëve të tyre po ndodhin largime pa rezistencë, ambasadorja amerikane në Tiranë i vendosi si detyrë të vështirë shtëpie Lulzim Bashës, largimin e Berishës nga Parlamenti.

Top Channel