25/11 16:26
Vllaznia do të përballet me Juventusin e Italisë, ditën e mërkurë në orën 19:00 në stadiumin ‘Loro Borici’.
Në konferencën për shtyp të dhënë përpara kësaj sfide, trajneri Nikolin Leka tha se Juvenstusi është një emër i madh për Vllazninë nuk ka arsye përse të trembet.
Për kapitetnen Esmeralda Franja kjo është një përballje historike për futbollin shqiptar dhe vajzat janë shumë të motivuara për të arritur një rezultat pozitiv.
Ky është turi i katërt kualifikues i Ligës së Kampioneve për femra dhe skuadra që do të fitojë në dy ndeshjet do të kalojë direkt në fazën e grupeve.
Top Channel