‘Shpresoj të digjesh në ferr’, i thotë presidentit motra e marinsit të vrarë në Afganistan gjatë ceremonisë (fotot)

31/08/2021 18:41

Disa nga familjarët e 13 ushtarakëve të vrarë në Afganistan nuk e kanë mbajtur dot tërbimin ndaj presidentit Joe Biden gjatë ceremonisë së të dielës së transferimit të trupave.

Mark Schmitz, babai i rreshterit të vrarë Jared Schmitz, tha në një intervistë për The Washington Post se motra e një të rëni i thërriti presidentit: “Shpresoj të digjesh në ferr! Ai ishte vëllai im!’

Schmitz shtonte: “S’mund t’i vësh faj për këtë. të gjithë kemi humbur dikë”.

Schmitz tha se i kishte treguar presidentit një foto të djalit të tij, dhe i tha: “Mos e harro kurë këtë emër, këtë fytyrë. Mos harro asnjë nga emrat e 12 të tjerëve.”

Ai kujtonte se presidentit Biden nuk i pëlqyen komentet, dhe ia ktheu: “I njoh të gjithë ata”.

Familjarët ishin mbledhur të dielën në Dover, Delaware ku erdhën trupat e 13 trupat e ushtarakëve të vrarë të dielën në bombën në aeroportin e Kabul. Biden ishte gjithashtu aty për ceremoninë e të rënëve dhe pati disa takime të shkurtra me familjarët. Shumë prej tyre nuk kishin pranuar.

Ndërsa familjarët e të rënit Rylee Mcollum pranuan takimin me presidentin.

Pore veja e tij, Jiennah, tha se mbeti e zhgënjyer.

Një nga motrat e Mcollum, Roice, tha se Biden tingëllonte sikur po fliste ‘nga skenari’ në bisedën e tyre.

Roice tha se Biden në takimin me gruan e të vëllait tregoi “neglizhencë totale për humbjen e të riut”.

“Ai nuk kupton asgjë,” tha Roice. “Mamaja e babai im nuk deshën të flisnin me të”.

“Kjo nuk kishte nevojë të ndodhte, Çdo jetë është në dorë të tij. Mijëra afganë që do të vuajnë e do të torturohen, është rezultat i papërgjegjshmërisë së tij”.

Në intervistën e saj me rrjetin Fox News, motra tjetër e të rënit, Cheyenne, tha se kishte qëndruar në fillim të bisedës me Biden, por u largua kur e pa se po tregohej fallco.

Ndërsa Mark Schmitze Darin Hoover, babai i rreshterit të rënë Darin Taylor Hoover Jr. – thanë për Fox News se Biden i ofendoi teksa kontrollonte disa herë orën e tij gjatë ceremonisë së ushtarakëve të vrarë.

Ata thonin se Biden kontrollonte orën sa herë që një arkivol zbritej nga avioni.

“Ai burrë kontrollonte orën sa herë që një arkivol zbritej nga avioni. Ata e zbrisnin, bëhej përshëndetja, ndërsa ai ulte kokën për të parë orën. Ishte një ofendim i madh. Ishte mungesa më e madhe e respektit që kisha parë ndonjëherë”.

Hoover tha se kishte refuzuar më tej të takohej me presidentin.

Ndërsa Schmitz tha se gjatë takimit me Biden, ky i fundit kishte folur më shumë për djemtë e tij Beau e Jared Schmitz sesa për të rënët. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/9
Disa nga familjarët e 13 ushtarakëve të vrarë në Afganistan nuk e kanë mbajtur dot tërbimin ndaj presidentit Joe Biden gjatë ceremonisë së të dielës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA