I shkatërroi sendet në dyqan dhe tentoi ta godasë me thikë 51-vjeçarin, policia arreston të riun në Fier

31/08/2021 11:20

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në arrestimin e një 36-vjeçari në fshatin Marinëz të Fierit.

Shtetasi B.K. gjatë një konflikti me shtetasin E.G., në ambientet e dyqanit në pronësi të këtij të fundit, ka shkatërruar sendet që ndodhen në dyqan. Më pas, 36 vjeçari ka tentuar ta godasë me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 36 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinëz, Fier, pasi në fshatin Sheq Marinëz, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. G., 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta i ka shkatërruar sendet në dyqan dhe ka tentuar ta godasë me mjetë prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel