Atentati me 4 plumba në sy të fëmijëve/ Zbardhet tentativa e vrasjes së Edison Begaj, shpallet në kërkim autori i dyshuar (Emri)

31/08/2021 08:33

Atentati që iu bë Edison Begës në derën e shtëpisë në fundin e muajit Maj, në Kaninë të Vlorës është zbardhur pas 3 muajsh.

Policia ka rënë në gjurmët e autorit të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është identifikuar si Mitri Prifti, 36 vjec, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Mbrëmjen e 29 majit, rreth orës 23:25, një person i kamufluar me rroba policie priti Edisonin, i cili ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët.

Sapo doli nga makina, 36-vjecari i maskuar erdhi nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës dhe qëlloi me 4 plumba duke plagosur Edison Begajn. Në një distancë shumë të afërt, ai e qëlloi me armë fillimisht në bark, Begaj filloi të sprapsej dhe disa nga plumbat e kapën në pjesën e këmbëve. Ai u shtri përtokë, ndërsa fëmijët u frikësuan nga gjithçka panë.

Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së Begajt por pista kryesore mbetet trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë.

Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel